BE-ja digjitalizon vizat për zonën Schengen

Këshilli i Bashkimit Evropian sot ka miratuar rregulla të reja, që do t’i lejojnë personat që planifikojnë udhëtimin në zonën Shengen të aplikojnë online për viza, thuhet në faqen zyrtare të BE-së

Foto Ilustrim

Faqja zyrtare e Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë së hënës së 13 nëntorit, ka njoftuar se ka miratuar rregulla të reja sot, që do t’i lejojnë personat që planifikojnë udhëtimin në zonën Shengen të aplikojnë online për viza.

“Mundësia për të aplikuar online për një vizë Shengen do të jetë përmirësim i madh për qytetarët dhe për procesim të aplikimeve. Do të thjeshtësojë procesin e aplikimit për udhëtuesit, e në të njëjtën kohë, do të zbusë barrën për administratat e ndryshme kombëtare, që do të jenë në gjendje të reagojnë në mënyrë më të shpejtë e më efikase”, ka thënë ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska Gomez.

Dy rregullore që janë miratuar të hënën.

E para, BE-ja do të krijojë një platformë për aplikim për viza. Me disa përjashtime të vogla, aplikimet për viza Shengen do të bëhen në atë platformë. Në platformë, aplikuesit do të jenë në gjendje të japin të gjitha të dhënat, të ngarkojnë kopjet elektronike të pasaportave e dokumenteve përcjellëse e po ashtu pagesa e vizës do të bëhet online.

Paraqitja personalisht në ambasada do të jetë vetëm për personat që aplikojnë për herë të parë për viza, njerëz, të dhënat biometrike të të cilëve më nuk janë të vlefshme dhe ata që kanë një dokument të ri udhëtimi.

Po ashtu, do të zëvendësohet ngjitësi aktual i vizës me një barkod të nënshkruar në mënyrë kriptografike.

Dy rregulloret do të publikohen në revistën zyrtare të BE-së dhe do të hyjnë në fuqi 20 ditë pas publikimit.

Data e aplikimit të rregullave të reja do të vendoset kur puna teknike e platformës dhe digjitalizimi i vizave të përfundohet.

Ndryshe, shtetasit kosovarë pritet të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i 2024, pasi Parlamenti Evropian e miratoi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën në fillim të këtij viti.

Zona Schengen përbehet nga 23 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, por edhe nga vende, si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika