BE-ja e quan veprim të njëanshëm dhe shkelje të marrëveshjeve me mbylljen e pikave të Postës së Serbisë në veri

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar aksionin e autoritete të Kosovës për mbylljen e nëntë pikave të Postë së Serbisë në veri të Kosovës gjatë të hënës së 8 gushtit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano.

Bashkimi Evropian [BE]  mbylljen e nëntë pikave të Postës së Serbisë në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare e ka konsideruar si “veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano përmes një komunikate për media  ka thënë se ky veprim është shkelje e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Stano i bëri thirrje qeverisë së Kosovës “të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje” në kuadër të bisedimeve.

“Bashkimi Evropian e konsideron mbylljen e sotme të nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës nga autoritetet e Kosovës si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar, që shkel marrëveshjet e arritura nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Si pjesë e marrëveshjeve sa i përket Telekomunikacionet të arritura në vitin 2013 dhe Planit të Veprimit të rënë dakord më 2015, të dyja palët ranë dakord të diskutojnë për shërbimet postare ‘në një fazë të mëvonshme’, duke pranuar kështu që çështja mund të trajtohet brenda kornizës së dialogut”, ka thënë Stano.

Stano ka thënë se këtë e ka pranuar edhe Autoriteti Rregullativ i Shërbimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës.

Stano ka thënë se BE-ja është e gatshme ta përfshijë këtë çështje në agjendën e takimit të ardhshëm në dialog.

“BE-ja pret që palët të zhvillojnë ide konstruktive që mund t’u shërbejnë si bazë për zgjidhje. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuar nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese të serbëve të Kosovës, pa një marrëveshje të re të rënë dakord paraprakisht, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të tyre dhe kushtet e jetesës për këtë komunitet. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.

Ndryshe, Policia e Kosovës të hënën ka mbyllur nëntë degë të Postës së Serbisë në komunat veriore të Kosovës, që kishin vepruar ilegalisht. Policia ka thënë se informatat i ka marrë nga ARKEP-i.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

 

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika