BE-ja e shqetësuar me veprimet e Kosovës, kërkon shmangie të veprimeve që mund të rrisin tensionet

BE-ja, i bashkohet kritikave të SHBA-së për operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale të administruara nga Serbia

Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shmangë veprimet “e njëanshme të cilat mund të nxisin tensione”.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mëngjes nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE, -së (EEAS) kërkohet që statusi i këtyre institucioneve të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

BE-ja, i është bashkuar kritikave të SHBA-së për operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia.

“Bashkimi Evropian nënvizon me shqetësim të thellë operacionet e Policisë speciale në zyrat e institucioneve të udhëhequra nga Serbia në komunat e Dragashit, Pejës, Istogit dhe Klinës si dhe në objektet e organizatës joqeveritare Qendra për paqe e tolerancë në Prishtinë. Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative për kushtet jetësore të përditshme për komunitete e serbëve të Kosovës, dhe do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet bazike sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave alternativave në këtë moment”, thuhet në këtë deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi.

Sipas BE-së, mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komuniteteve serbe të Kosovës.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj BE-ja kërkon nga Kosova që t’i evitojë veprimet e njëanshme të cilat mund të nxisin tensione dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po nxit tensione ndëretnike me veprimet e fundit.

Teksa u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës, Hovenier përmendi edhe mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Në deklaratën e publikuar të shtunën në mbrëmje në platformën “X”, Hovenier ka përmendur çështjen e mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë.

“Ne presim që autoritete e Kosovës të sigurojnë se individët për të cilat ishin të dedikuara këto pagesa sociale, t’i marrin pa vonesa”, ka deklaruar Hovenier duke thënë se çështja e strukturave serbe duhet të përfshihen në dialog.

“Çështjet e lidhura me strukturat e përkrahura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ne gjithashtu ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operimet me Para të gatshme deri sa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe deri sa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”.

Sipas Hovenier, rregullorja e BQK-së që ndalon dinarin serb, rrezikon të nxisë tensione të reja.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika