BE-ja e shqetësuar për dorëheqjen e policëve serbë: Çdo frikësim është kundër normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Gjersa kanë theksuar se kërcënimet e frikësimet e pjestarëve serbë të Policisë së Kosovës mbesin të papranueshme, nga BE kanë deklaruar se një frymë e tillë është kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin lidhur me dorëheqjen e policëve serbë nga Policia e Kosovës gjersa ka theksuar se frikësimet ndaj pjestarëve serbë janë kundër frymës së normalizimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga BE kanë deklaruar se pjestarët serbë të Policisë së Kosovës luajtën një rol në sigurinë e komunitetit të tyre.

“Deklarata u tregoi të dyja palëve përgjegjësi të qarta për de-përshkallëzimin me synimin për të organizuar zgjedhje të parakohshme lokale gjithëpërfshirëse në të katër komunat sa më shpejt të jetë e mundur me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës pa parakushte. Në këtë kontekst, BE-ja është thellësisht e shqetësuar për dorëheqjen e nëntë serbëve të Kosovës të saporekrutuar nga Policia e Kosovës. Përbërja e Policisë së Kosovës duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës kanë një rol për të luajtur duke kontribuar në sigurinë e komunitetit të tyre përmes policimit të orientuar drejt komunitetit”, kanë thënë nga BE.

Krahas kësaj, të njëjtit kanë dënuar presionin psikologjik dhe kërcënimet ndaj pjestarëve serbë, duke përfshirë këtu edhe deklaratat e kësaj natyre nga akterët e lidhur me Serbinë.

“Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilat thuhet se kanë motivuar dorëheqjen e policëve të saporekrutuar. Çdo lloj sjelljeje frikësuese apo kërcënuese ndaj policëve serbë të Kosovës, duke përfshirë edhe aktorët e lidhur me Serbinë, është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë. Çdo frikësim i tillë është kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Shtatë është numri zyrtar i policëve të rinj serbë që brenda javësh kanë hequr dorë nga uniforma e Policisë së Kosovës.

Largimi i tyre veç pak javë pas rekrutimit u pa me shqetësim nga ndërkombëtarët, bashkë me presidenten Vjosa Osmani e cila gishtin e drejtoi kah Beogradi, si nxitës i këtyre veprimeve.

Policia s’tregon nëse janë shtuar dorëheqjet e policëve serbë, hesht BE-ja

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika