BE-ja ia dhuron katër vetura Elektroseverit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë gjatë ditës së sotme [ e mërkurë] ia ka dhuruar katër vetura të përdorura kompanisë për furnizim dhe faturim me energji elektrike të komunave në veri, “Elektrosever”

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë gjatë ditës së sotme [ e mërkurë] ia ka dhuruar katër vetura të përdorura kompanisë për furnizim dhe faturim me energji elektrike të komunave në veri, “Elektrosever”.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social “X”. Ai ka thënë se këto vetura do të ndihmojnë në përmirësim të shërbimeve të “Elektroseverit”.

Një veturë e ka marrë edhe organizata joqeveritare “Mitrovica”.


Ndryshe, në fund të shkurtit, “Elektroseveri” nisi shpërndarjen e faturave për qytetarët që shpenzojnë energjinë në katër komunat në veri të Kosovës.


Që nga paslufta, banorët në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq nuk kanë paguar për energjinë elektrike që e kanë shpenzuar.

Përgjegjëse për sigurimin e energjisë elektrike të banorëve të veriut ka qenë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT. Pas licencimit të “Elektroseverit” nga ZRRE-ja, kjo kompani ka për detyrë furnizimin, faturimin dhe mbledhjen e borxhit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika