BE-ja jep shenja për vendosjen e çmimit tavan për importet e gazit

Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm të diskutojë çmimin tavan në importet e gazit, për të shmangur rritjen e madhe të çmimeve të energjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian “është i gatshëm të diskutojë” për çmimin tavan në importet e gazit.

Kjo për të shmangur rritjen e madhe të çmimeve të energjisë.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, shefja ekzekutive e BE-së ka thënë se do të përcaktojë një udhërrëfyes në një letër drejtuar liderëve që do të mblidhen në Pragë nga e enjtja.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë një çmim tavan të gazit që përdoret për prodhim të rrymës”, ka thënë von der Leyen nga Straburgu, teksa shton se “ky çmim tavan do të shënonte hapin e parë në rrugën e reformave strukturore dhe reformave të përgjithshme në tregun e energjisë”, shkruan Reuters.

Von der Leyen shtoi se BE-ja duhej të sigurohej që anëtarët individualë të mos e tejkalojnë njëri-tjetrin për gaz në tregjet botërore dhe të rrisin çmimet.

“Është një zgjidhje e përkohshme derisa të zhvillohet një indeks i ri i çmimeve të BE-së që siguron një funksionim më të mirë të tregut. Komisioni ka nisur punën për këtë”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka thënë se BE-ja duhet të përshpejtojë negociatat e saj me partnerë të besuar dhe të shikojë prokurimin e përbashkët, duke filluar me gazin e përdorur për të prodhuar energji elektrike.

Von der Leyen shtoi se kriza e energjisë kërkon masa të jashtëzakonshme, por ishte thelbësore që BE-ja të ruante një fushë loje të barabartë.

Komentet e saj para Parlamentit Evropian kanë dhënë shenja të ndryshimit të tonit në kontinentin evropian, pasi Gjermania ka shprehur shqetësime se vendosja e çmimeve tavan mund të devijojë furnizimet në Evropë.

Komisioni ka thënë se është në bisedime me Gjermaninë për paketën e saj të mbështetjes prej 200 miliardë eurosh (198.8 miliardë dollarë) që kritikët thonë se kërcënon të shtrembërojë konkurrencën në bllok.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika