Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot se Kosova ka të drejtë të propozojë vetë draftin e Asociacionit dhe se nuk mundet që Bashkimi Evropian të ndërhyjë në këtë proces duke ia marrë këto kompetenca.
Konjufca kritikon BE-në: S’po e trajton Kosovën si shtet, po e diskriminon
Juristi Bardhyl Hasanpapaj, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka folur poashtu rreth draftit të Asociacionit, duke thënë se Bashkimi Evropian do e detyrojë Kosovën që të pranojë draftet që propozojnë.
“Janë bërë drafte mbi drafte, megjithatë nuk mund ta nënvlerësojmë faktin që BE-ja jo vetëm propozon drafte, por avash avash të detyron edhe t’i pranosh ato”, tha Hasanpapaj.
Teksa thotë se me draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian, është pajtuar vetë kryeministri, Albin Kurti.
“Me draftin asociacionit që ka propozu BE-ja njëherë është pajtu Kurti e ka shpreh gatishmërinë që të nënshkruhet në prani të liderëve në Bruksel, ka qenë kërkesa që të nënshkruhen tri dokumentet Marrëveshja Brukeselit, Aneksi Ohrit dhe drafti asociacionit”.
Ai shtoi se kryeministri e kishte prezantuar në kuvend draftin e Asociacionit si më të mirë krahasuar me draftet paraprake.
INTERVISTA E PLOTË: