BE-ja kërkon nga Kosova të japë “kohë të mjaftueshme” për riregjistrimin e makinave me targa RKS

Bashkimi Evropian të enjten e një shtatorit ka thënë se Kosova duhet t’u japë serbëve kohë të mjaftueshme për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia

Flamujt e Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që t’i japë më shumë kohë të mjaftueshme, zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Kosovës, pronarët e veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm, gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në pesë euro.

“Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që ai të jetë i përgatitur dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët që afektohen nga vendimi, në linjë me praktikat e mira evropiane”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian, shkruan Reuters.

“Konkluzionet e vitit 2016 për lirinë e lëvizjes kanë përfshirë një afat më të gjatë kohor për riregjistrim, që duhet të ofrojë udhëzime për procesin e tanishëm”, shtoi zëdhënësi.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat?

Marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Automjetet me targat serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës si PR, KM, GL, e të tjera, është dashur të regjistrohen sërish në RKS ose me status neutral – KS.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, shumica e popullsisë serbe që jetojnë në katër komunat në Veri të Kosovës, kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë.

Këto targa lëshoheshin nga ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Ndërkaq, qytetarët e Kosovës nuk lejoheshin të hynin në territorin e Serbisë me targa RKS.

Ata është dashur t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme për të cilat kanë paguar rreth pesë euro, të vlefshme për 60 ditë.

Me marrëveshje, Kosova është detyruar që edhe për pesë vjet të tjera të lëshojë targa KS, të cilat Serbia i ka pranuar.

Kjo periudhë pesëvjeçare ka përfunduar më 15 shtator të vitit 2021.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat?

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika