BE-ja kërkon nga Qeveria t’i përmbahet ligjit në lidhje me shpronësimet në veri të Kosovës

Themelimi i katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore, sipas Bashkimit Evropian, në disa rase edhe para fillimit të procedurave të shpronësimit “ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrën e duhur nga institucionet”

Flamuj të Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian në një deklaratë për media ka njoftuar se është në dijeni për vendimin preliminar të miratuar nga Qeveria e Kosovës për shpronësime të pronave të paluajtshme në Komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut, për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik.

BE-ja ka konsideruar se themelimi i katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga institucionet.

“Çdo shpronësim është i ndjeshëm për nga natyra, prandaj procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi i avancuar dhe informacioni gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente mbi shpronësimin e kërkuar, mundësia e një mjeti të përshtatshëm juridik dhe kompensimi adekuat i tyre përpara se procesi të çohet në përfundimin e tij”, thuhet në deklaratën nga Zyra e BE-së.

Po ashtu, BE-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përmbahen rreptësisht procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe “se të drejtat pronësore të pronarëve të prekur dhe mbajtësve të interesit respektohen plotësisht”.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes kishte miratuar këtë vendim preliminar.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Lista Serbe, duke thënë se Qeveria Kurti “po vazhdon të zbatojë planet e veta për dëbimin e serbëve nga vatrat shekullore”.

Zëvendësministri i Ambientit dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë të enjten se Qeveria më 2 shkurt kishte miratuar vendimin për shpronësim, ndërsa pas atij vendimi janë mbajtur dëgjimet publike.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika