Bashkimi Evropian është duke kërkuar furnizime shtesë me gaz nga Nigeria ndërsa blloku po përgatitet për shkurtime të mundshme të furnizimit rus, ka thënë të shtunën e 23 korrikut Matthew Baldwin, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i departamentit të energjisë të Komisionit Evropian.
Baldwin gjatë javës ka zhvilluar disa takime në Nigeri me zyrtarë nga prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.
Atij iu tha se Nigeria po përmirësonte sigurinë në deltën e Nigerit dhe po planifikon të riha tubacionin Trans Niger pas gushtit, i cili do të jepte më shumë eksporte gazi në Evropë.
BE importon 14% të furnizimeve të saj totale të LNG nga Nigeria dhe ka potencial për më shumë se dyfishimin e kësaj, ka thënë Baldwin për Reuters me telefon.
Prodhimi i naftës dhe gazit në Nigeri po frenohet nga vjedhjet dhe vandalizmi i tubacioneve, duke lënë terminalin e prodhuesit të gazit Nigeria LNG Ltd në Bonny Island të funksionojë me kapacitet 60%.
“Nëse ne mund të arrijmë deri në 80%, në atë pikë, mund të ketë LNG shtesë që mund të jetë në dispozicion për ngarkesat në vend që të vijnë në Evropë,” tka shtuar Baldwin.
“Zyrtarët nigerianë na thanë, ‘Ejani dhe bisedoni me ne përsëri në fund të gushtit, sepse ne mendojmë se mund të bëjmë përparim të vërtetë për këtë”.
Nigeria NLG është në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës NNPC Ltd, Shell, TotalEnergies dhe Eni.
Komisioni Evropian ka thënë të mërkurën se vendet anëtare të BE-së duhet të ulin përdorimin e gazit me 15% nga gushti në mars. Objektivi fillimisht do të ishte vullnetar, por do të bëhej i detyrueshëm nëse Komisioni do të shpallte një emergjencë.
Vitin e kaluar, Nigeria ka eksportuar 23 miliardë metra kub gaz në BE, por shifra ka ardhur në rënie gjatë viteve. Ndërsa në vitin 2018 blloku ka blerë 36 bcm LNG nga Nigeria, ka shtuar Baldwin.