BE-ja konfirmon vizitën e Lajçakut në Kosovë, qëllimi – të shmangen tensionet e reja

Pas kërkesës së Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, emisari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën e 24 gushtit

Mirosllav Lajçak,i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën e 24 gushtit. Kjo pas kërkesës së Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Vizita e tij vjen pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Zyrtarja e shtypit për Politikë të Jashtme dhe Siguri nga BE, Paloma Hall Caballero, në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ka thënë se arsyeja e vizitës së Lajçak në Kosovë lidhet me avancimin drejt një zgjidhjeje midis dy vendeve fqinje në mënyrë që të shmangen tensionet e reja.

“Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të enjten e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet. Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi këtë javë (24-25 gusht 2022) në mënyrë që të avancohet zgjidhja për të shmangur tensionet e reja në terren”, është shprehur zyrtarja e BE-së.

Lajçak, në kuadër të kësaj vitie do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pos presidentes, Lajçak do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, dhe liderët e partive opozitare.

Ndërkohë, Lajçak vizitën e tij dyditore ne Ballkanin Perëndimor do ta vazhdojë edhe në Beograd.

Atje do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.

Ndryshe, Kosovën këtë të martë pritet ta vizitojë edhe përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Ndryshe nga Lajçak, Escobar nuk do të takohet të martën e 23 qershorit me kryeministrin Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Në takimin e fundit në nivel të krerëve shtetërorë nga Kosova e Serbia, i cili kishte zgjatur më shumë se pesë orë, nuk kishte pasur marrëveshje.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kishte thënë se përkundër mundësisë për një marrëveshje, dialogu duhet të vazhdojë ditëve në vijim.

Borrell u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika