BE-ja kundër shkarkimit të Ekipit Menaxhues: U shkel fryma e dialogut

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Ekipit Menaxhues për Asociacionin, një ditë pasi ai prezantoi draftin e parë të statutit. BE-ja thotë se ekipi do të duhej të ishte aktiv deri në miratimin e Statutit. Mirëpo, zyrtarë të Qeverisë mohojnë se shkarkimi i ekipit është kundërshtim me marrëveshjen. Ata kanë kritikuar Stanon se nuk ka njohuri për procesin e dialogut

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Shkarkimi i Ekipit Menaxhues për Asociacionin nga Qeveria e Kosovës ka nxitur pakënaqësinë e Bashkimit Evropian.

Këtë vendim e ka kritikuar të enjten zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sipas të cilit, ai shkelë frymën e dialogut.

Stano ka thënë se puna e Ekipit, nuk ka përfunduar me prezantimin e draftit të parë që u refuzua të martën nga Kosova, dhe se i njëjti, duhet të jetë aktiv deri në miratimin e statutit të Asociacionit.

“Ajo që ndodhi të martën, ishte që Ekipi Menaxhues, propozoi dhe dorëzoi draftin e parë. Kjo nënkupton që procesi vetëm se ka filluar dhe ende nuk ka përfunduar. Rrjedhimisht, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues, shkel frymën e marrëveshjeve të dialogut dhe çdo vendim për Ekipin për të cilin duhet pajtim në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Stano.

Stano, është pyetur edhe për përbërjen e ekipit dhe nëse anëtarët e tij i takojnë Serbisë apo Kosovës, por ka thënë se ata kanë nuk i takojnë asnjërës palë, duke theksuar se propozohen nga Serbia, por emërohen nga Kosova.

Ndaj zëdhënësit të BE-së ka reaguar Klisman Kadiu, i cili është këshilltar i kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi.

Sipas Kadiut,vendimi për shkarkimin e ekipit menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.

“Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës. Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si përshëmbull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet”, ka thënë ai.

Këto mospajtime, analistja politike Besa Luzha pret që të shkaktojnë ngecje në dialog.

Por, ajo ka vlerësuar se për statutin duhet të themelohet një ekip i ri.

Pas takimit të së martës të nivelt të lartë, ditëve në vijim pritet të takohen kryenegociatorët.

Bashkimi Evropian nuk ka konfirmuar periudhën gjatë së cilës mund të mbahet takimi, ndonëse Serbia ka përmendur si mundësi fundin e majit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika