BE-ja miraton planin për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht përdorimin e të ardhurave nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht përdorimin e të ardhurave nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes të Ukrainës, njoftoi Këshilli Evropian më 21 maj.

Ky vendim mund të bëjë që më shumë se 3 miliardë euro të dërgohen për ushtrinë e Ukrainës gjatë këtij viti.

Lajmi vjen në kohën kur Ukraina po i bën thirrje aleatëve të saj perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e ndihmës ushtarake për trupat e saj të cilat po përballen me ofensivën ruse në lindje.

Vendimi u bë publik në Bruksel nga Qeveria belge, që aktualisht kryeson presidencën e bllokut 27 anëtarësh.

“Këshilli Evropian ka konfirmuar marrëveshjen e tij për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira të Rusisë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës që të vetëmbrohet dhe për rindërtim, në kontekst të agresionit rus”, tha BE-ja përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Rreth 210 miliardë euro në asete që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë nga BE-ja, pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo shumë vlerësohet se gjeneron interes prej rreth 3 miliardë eurosh në vit.

Rreth 90 për qind e të ardhurave vendosen në Fondin Evropian për Lehtësim, që përdoret nga shumica e shteteve të BE-së për të përfituar rimbursime për pajisjet ushtarake që i japin Ukrainës./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika