BE-ja mirëpret aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 24 të akuzuarve për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, shprehu mbështetjen e Unionit për përfundimin e hetimit dhe ngritjen e aktakuzës, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë për ata që janë përfshirë në këtë sulm terrorist.

“Bashkimi Evropian mirëpret faktin që Prokuroria Speciale përmbylli hetimin për sulmin në Banjskë dhe ngriti aktakuzën. BE-ja në vazhdimësi ka shprehur pritjet e saj, që gjithë ata përgjegjës dhe të përfshirë në këtë sulm brutal, të mbahen përgjegjës në një proces në të ardhmen. Dorëzimi i aktakuzës, nënkupton se procesi gjyqësor do të fillojë dhe natyrisht, po presim fundin e këtyre zhvillimeve”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano ka theksuar se pozicioni i BE-së në lidhje me ngjarjen e 24 shtatorit është tashmë i qartë dhe i njohur.

Sipas tij, BE-ja pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetimin e këtij sulmi dhe të marrë masat e nevojshme për të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës

“Pyetja juaj e radhës kishte të bënte me takimin e ambasadorit të BE-së në Serbi me presidentin  Vuçiq. Ne zakonisht nuk komentojmë takimet dhe përmbajtjen e ndërveprimeve me partnerët, në veçanti të nivelit të ambasadorëve me palët në shtete. Por, nuk ka duhen takime të tilla për ta qartësuar pozicionin e BE-së pasi që është mirë i ditur dhe është përsëritur në disa raste që nga ngjarja tragjike e 24 shtatorit të kaluar.

Pritjet tona janë që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetim të këtij sulmi, dhe nëse është nevoja, të bashkëpunoj duke i vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Këto janë pritjet e BE-së. Kemi thënë edhe atëherë, në shtatorin e kaluar se sulmi paraqet një eskalim të qartë dhe të paprecedent dhe do të ketë pasoja. Kështu që posa Gjyakta në Kosovë të vendosë për ata që janë fajtor, përgjegjës dhe të pafajshëm, atëherë do të jetë koha për pasojat”, ka shtuar Stano.

“Kemi një gamë të gjerë të instrumenteve që mund t’i përdorim, në konsultim me vendet anëtare, por nuk jemi ende atje. Tani procedurat gjyqësore kanë filluar, është shumë e rëndësishme që hetimi është përmbyllur nga Prokuroria Speciale, dhe tani Gjykata duhet të përcaktojë nëse konkluzionet e këtij hetimi janë të mjaftueshme për të nxjerrë një vendim. Do të përcjellim procedurat, dhe presim bashkëpunim nga të gjithë nëse është e nevojshme”, ka thënë ndër të tjera Stano.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Kurse, kreu i këtij grupit terrorist të strukturuar, Milan Radoiçiq ngarkohet se nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, e këto para i ka konvertuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, ku një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika