BE-ja mirëpret heqjen e kufizimeve për mallrat nga Serbia

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve ndaj mallrave nga Serbia, duke theksuar rëndësinë e tregtisë së lirë për zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në Ballkanin Perëndimor

Flamuri i Kosovës dhe ai i Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve, duke lejuar futjen e mallrave nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit.

Në një komunikatë zyrtare të publikuar në Facebook, BE-ja ka thënë se tregtia e lirë e mallrave në tërë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s “është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal”.

“Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve”, thuhet në komunikatën e BE-së, e publikuar të martën.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika