BE-ja mirëpret vendimin e Serbisë për targat “RKS” kërkon veprime edhe nga Kosova

Nga 1 janari 2024, automjetet me targa të Kosovës RKS do të mund të lëvizin lirshëm në gjithë territorin e Serbisë, pa letra ngjitëse. Ky është vendimi që ka marrë qeveria serbe, e cila tha se ky veprim është bërë për arsye praktike dhe se sipas saj, nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Kosovës

Flamuj të BE-së pranë ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

Tashmë flamuri i Republikës së Kosovës i vendosur në targat e automjeteve do të qarkullojë lirshëm edhe në territorin e Serbisë.

Kjo pasi shteti serb ka marrë këtë vendim.

Ky vendim pritet të implementohet me datën një janar të vitit 2024.

Ani pse targat kanë simbolje që përaqësojnë shtetësinë e Kosovës, për drejtorin e të ashtëqujturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kjo nuk do të thotë njohje të pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, ky vendim ka qenë obligim i tyre nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga Kosova për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet vetëm për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Në ndërkohë, këtë veprim po e mirëpret Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi Peter Stano i ka thënë televizionit Dukagjini se tash pret që Kosova të përgjigjet në formë të ngjashme.

“Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, por edhe zotimeve të mëparshme në kuadër të dialogut që lirinë e lëvizjes. Kjo dëshmon se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur. Po ashtu është një hap i duhur drejt integrimit më të mirë evropian të Ballkanit Perëndimor, që në fund përfitues do të jenë qytetarët e rajonit. Ky vendim hap rrugën për heqjen e plotë të regjimit të letrave ngjitëse. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, ka thënë Stano.

E zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ndërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është e interesuar më shumë për një zgjidhje të përhershme.

“Që nga fillimi, pozicioni i delegacionit tonë në Bruksel ishte i qartë: na duhet një zgjidhje e përhershme në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe propozimi i vetëm i Kosovës si dhe zgjidhja ideale në këtë drejtim ka qenë që Kosova dhe Serbia t’ia njohin targat njëra tjetrës në modelin aktual – të cilat janë në përputhje me standardet e BE-së – e pa asnjë ndryshim”, ka shkruar Bislimi,

Bislimi ndër të tjera ka thënë se ky veprim nuk është konstuktivitet i Serbisë, por maskim e kamuflim pas dështimit të Banjskës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika