BE-ja në pritje të “finalizimit” të paketës së 12-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Komisioni Evropian është gati të finalizojë paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat do t'u paraqiten vendeve anëtare të BE-së për miratim

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, 26 tetor 2023.

Zyrtarët e Bashkimit Europian janë duke finalizuar “detajet e fundit” të një pakete të propozuar të 12-të të sanksioneve ndaj Rusisë, që do të miratohet këtë javë.

Borrell theksoi se paketa e 12-të e sanksioneve do të përfshijë më shumë listime, ndalime të reja eksporti, mes tyre diamante, veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës në mënyrë që t’i ulë ardhurat që Rusia po merr.

“Ne jemi duke finalizuar detajet e fundit të kësaj pakete. Ajo do të hartohet me një vendim të Këshillit, i cili më pas do t’i miratojë vendimet përkatëse dhe një rregullore të Këshillit, e cila do t’u japë udhëzime shteteve anëtare se si të zbatojnë këto vendime. Kjo rregullore e Këshillit mund të miratohet të mërkurën me një propozim të përbashkët që unë dhe Komisioni Evropian do t’ia paraqesim Këshillit”, ka thënë Borrell.

Diskutimet mbi sanksionet e reja vazhduan pasi ministrat e Jashtëm të G7 dhanë dritën jeshile për vendosjen e kufizimeve për diamantet me origjinë ruse në një takim në Japoni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika