BE-ja në pritje të përgjigjes së Kosovës rreth propozimit të ri për targat serbe

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak





Bashkimi Evropian është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që gjatë ditës së martë i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi.

Kështu kanë thënë për REL burimet diplomatike në BE, por pa dhënë detaje për propozimin në fjalë.

Burimet kanë konfirmuar se fjala është për propozimin për të zgjidhur urgjentisht çështjen e zbatimit të vendimit për ndërrimin e targave ilegale të Serbisë, në mënyrë që të shmangen tensionet në veri të Kosovës.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë më 16 nëntor në Prishtinë se “ka elemente që i kemi diskutuar për mundësinë për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim”.

Ai theksoi se nuk e di se çka do të ndodhë më 21 nëntor sepse “jemi në bisedime”.

Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës.

Faza e dytë do të zbatohet nga 21 nëntori dhe parasheh gjoba deri në 150 euro për të gjithë shoferët e automjeteve me targa ilegale serbe.

Në rast se pala kosovare jep përgjigje gjatë ditës për këtë propozim, dhe varësisht nga ajo përgjigje, i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, mund të vizitojë Beogradin për të biseduar edhe me palën nga Serbia.

Burimet e BE-së kanë përsëritur atë që më herët e kishte thënë edhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se duhet gjithsesi të arrihet një zgjidhje para datës 21 nëntor.

Një prej mundësive që përmenden nga burimet diplomatike është që të zgjatet afati kohor për ndërrimin e targave, edhe për dhjetë muaj, por pala kosovare, sipas të njëjtave burime, ka kërkuar nga BE-ja edhe sqarime se si do të jetë qëndrimi i saj pasi të skadonte një afat i tillë.

BE-ja nuk e vënë në dyshim të drejtën e Kosovës për t’i zëvendësuar targat e veturave, por deri më tash ka kërkuar që kjo të bëhet duke respektuar afatet kohore për të cilat BE-ja mendon se kanë afat edhe dhjetë muaj.

Ndryshe, plani i Qeverisë parasheh që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa të Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023.

Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e këtyre komunave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpall 18 dhjetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.

S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi për targat, Bislimi jep detaje (VIDEO)





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika