BE-ja nis procedurat ndaj platformës “X” për dezinformata

Bashkimi Evropian formalisht ka njoftuar se dyshon se platforma “X”, që më herët njihej si “Twitter”, është duke i thyer rregullat në disa fusha, përfshirë edhe në luftën kundër përmbajtjes së paligjshme dhe dezinformimit

Bashkimi Evropian formalisht ka njoftuar se dyshon se platforma “X”, që më herët njihej si “Twitter”, është duke i thyer rregullat në disa fusha, përfshirë edhe në luftën kundër përmbajtjes së paligjshme dhe dezinformimit.

Komisioneri digjital, Thierry Breton, ka treguar për shkeljet e supozuara në një postim të bërë në rrjete sociale.

Ai tha se “X”, që është në pronë të Elon Musk, dyshohet se ka shkelur detyrimet e saj sa i përket transparencës.

“X” ka thënë se “po bashkëpunon me rregullatorët”.

Në një deklaratë kompania tha se “është e rëndësishme që ky proces të mbetet pa ndikim politik”.

“’X” është fokusuar një krijimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për gjithë përdoruesit e platformës sonë, duke mbrojtur lirinë e shprehjes dhe ne do të vazhdojmë të punojmë drejt realizimit të këtij qëllimi’”, thuhet në deklaratën e platformës “X”.

Këto janë hapat e parë formalë të filluar sipas Aktit të Shërbimit Dixhital (DSA), rregullat e reja të ashpra që ka prezantuar Bashkimi Evropian për kompanitë e mëdha teknologjike.

DSA-ja vendos detyrime shtesë për kompanitë e mëdha që të mbrohen përdoruesit nga përmbajtja ekstreme. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë mund të përballen me gjoba të mëdha apo pezullohen.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika