BE-ja pajtohet me planin për blerje të përbashkët të armëve për Ukrainën

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të përshpejtuar furnizimet me raunde artilerie dhe për të blerë më shumë predha për të ndihmuar Ukrainën

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshpejtojnë dërgesat e furnizimeve me artileri dhe të blejnë më shumë municion për t’i ndihmuar Ukrainës, por ende duhet të punojnë se si t’i kthejnë këto synime në realitet.

Sipas një plani të përpiluar nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, shtetet e BE-së do të marrin stimuj financiarë prej 1 miliard eurosh për të dërguar më shumë artileri që ata kanë në Kiev, ndërkaq 1 miliard euro të tjera do të përdoren në blerjen e përbashkët të municioneve.

“Ka pasur një pajtim të përgjithshëm për këtë procedurë, por ende ka pyetje që nuk kanë përgjigje. Gjithçka duhet të diskutohet në detaje”, ka thënë Borrell, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Stokholm, mbledhje në të cilin mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Borrell ka thënë se shpreson që plani të finalizohet gjatë takimit të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes më 20 mars, raporton Reuters.

Reznikov u ka bërë thirrje ministrave në Stokholm që të mbështesin planin estonian për shtetet e BE-së, në mënyrë që ato të bëhen bashkë dhe të blejnë 1 milion fishekë 155-milimetërsh këtë vit me një kosto prej 4 miliard eurosh, në mënyrë që forcat ukrainase të mund të nisin kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Plani i Borrellit është më i vogël në shkallë, por gjithsesi paraqet një hap të madh për BE-në pasi prokurimet e mbrojtjes gjerësisht shihen si çështje individuale të qeverive të shteteve anëtare.

Zyrtarët e BE-së thanë se blloku do të bëjë një porosi të madhe në emër të të gjitha qeverive anëtare, në mënyrë që të blejë armë me çmim më të lirë.

Megjithatë, zyrtarët ende po punojnë në detajet se si do të financohet e gjithë kjo procedurë dhe kush do ta udhëheqë procesin e blerjes së armatimeve nga kompanitë që i prodhojnë ato.

Ukraina po shpenzon më shumë fishekë sesa aleatët mund t’i prodhojnë, thanë zyrtarët, duke thënë se kjo gjë ka shtyrë BE-në që të shikojë mënyrat se si mund të rritet prodhimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika