BE-ja paralajmëron masa të reja ndaj Kosovës “nëse situata nuk ndryshon”

Ilustrim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, nuk ka përjashtuar mundësinë që masat e BE-së ndaj Kosovës të shtohen nëse vazhdohet, siç thotë ai, “me hapa të tillë të pakoordinuar e të njëanshëm”.

Në një konferencë për medie të enjten, Stano ka thënë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen varësisht nga zhvillimet e situatës.

“Masat u vendosën vitin e kaluar sepse po ndodhnin gjëra që dërgonin në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, ka deklaruar Stano.

Ai pret nga Qeveria e Kosovës që të marrë parasysh deklaratat e tilla, siç thotë ai, nga BE-ja dhe ndërkombëtarët, pasi sipas tij, nëse situata nuk ndryshon, atëherë nuk përjashtohet mundësia për shtim të masave.

“Ne i kemi bërë të qartë Kosovës qëndrimin tonë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë asaj që të mos angazhohet në këto seri hapash të pakoordinuar, negativë dhe të njëanshëm. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do të konsiderojmë të marrim nëse situata nuk ndryshon”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika