BE-ja paraqet projektligjin për mbrojtjen e masmedias

Masmedia është mjet i komunikimit masiv që prodhon dhe shpërndan informacione dhe si e tillë, duhet të ketë mekanizma për t'u mbrojtur nga ndërhyrja shtetërore

Komisioni Evropian ka miratuar “Aktin Evropian për Lirinë e Medias”, një grup i ri rregullash, për të mbrojtur pluralizmin dhe pavarësinë e medias në Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga institucioni i lartë evropian.

Rregullorja e propozuar përfshin, gjithashtu, masa mbrojtëse kundër ndërhyrjeve politike në vendimet editoriale dhe kundër mbikëqyrjes.

Rregullorja thekson pavarësinë dhe financimin e qëndrueshëm të medias publike, si dhe transparencën e pronësisë së medias dhe shpërndarjes së reklamave shtetërore.

Projektligji përcakton edhe masat për mbrojtjen e pavarësisë së redaktorëve dhe zbulimin e konflikteve të interesit.

Në fund të fundit, ligji do të trajtojë çështjen e përqendrimit të medias dhe do të krijojë një Këshill të ri të pavarur Evropian të Shërbimeve Mediatike.

Ky i fundit, do të përfshijë përfaqësues të organeve kombëtare të medias.

KE-ja miratoi gjithashtu një rekomandim shtesë për të inkurajuar garancitë e brendshme të pavarësisë editoriale.

“Vitet e fundit kemi parë forma të ndryshme presioni ndaj medias. Ka ardhur koha për të vepruar. Ne duhet të vendosim parime të qarta: asnjë gazetar nuk duhet të spiunohet për shkak të punës së tij; asnjë media publike nuk duhet të kthehet në një kanal propagande. Kjo është ajo që ne sot propozojmë për herë të parë: garanci të përbashkëta për mbrojtjen e lirisë së medias dhe pluralizmit në BE”, tha zëvendëspresidentja për vlerat dhe transparencën Vera Yurova.

Sipas komisionerit evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, “Akti Evropian për Lirinë e Medias” ofron garanci të përgjithshme në nivel të BE-së.

Kjo, për të garantuar pluralizmin e zërave dhe aftësinë e medias për të vepruar pa asnjë ndërhyrje, qoftë private apo shtetërore.

“Organi i ri rregullator evropian do të lehtësojë zbatimin efektiv të këtyre rregullave të reja për lirinë e medias dhe përqendrimin e mediave në ekran, në mënyrë që ato të mos pengojnë pluralizmin”, shtoi ai.

Ligji evropian për lirinë e medias siguron që mediat publike dhe private të mund të punojnë më lehtë përtej kufijve në tregun e brendshëm të BE-së, pa presione të panevojshme, dhe duke marrë parasysh transformimin digjital të hapësirës mediatike.

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare duhet të diskutojnë tani propozimin e Komisionit Evropian për një rregullore sipas procedurës normale legjislative.

Pasi të miratohet, ai do të jetë drejtpërdrejt i zbatueshëm në të gjithë Bashkimin Evropian.

Sipas “Reporterëve pa Kufij”, liria e shtypit është përkeqësuar edhe në vende të tjera evropiane kohët e fundit.

Greqia është anëtarja e BE-së me vlerësimin më të ulët për lirinë e shtypit.

Disa vende të BE-së aktualisht nuk kanë rregulla kombëtare për të mbrojtur gazetarët nga kontrolli shtetëror.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika