BE-ja për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

Flamuri i Bashkimit Evropian

Zyra e Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE-ja po ndjek me shqetësim aktivitetet e ndërtimit, që po zhvillohen në zonat kadastrale, Dren dhe Leshak, në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës.

Kjo ka të bëjë me tokën që ishte caktuar për shpronësim nga Qeveria e Kosovës me një vendim të marrë më 16 janar të vitit 2023.

Zëdhënësi i zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon, për KosovaPress ka potencuar se është e rëndësishme të theksohet se procesi i shpronësimit, sipas ligjit të Kosovës, kërkon një periudhë për konsultim publik dhe mundësinë për qytetarët e prekur që të kundërshtojnë çdo vendim për shpronësim në gjykata përpara se çdo vendim për shpronësim të bëhet final.

“BE-ja i kërkon qeverisë së Kosovës që të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që të ndiqet procesi i duhur dhe se të drejtat e pronarëve të pronave të respektohen plotësisht”, është shprehur Gaon.

Lista Serbe i ka dërguar një letër ambasadorëve të QUINT-it, me pretendimin se pronarëve serbë të tokave po iu sekuestrohen pronat nga shpronësimi “i paligjshëm” i Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik në Komunën e Leposaviqit.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 16 janar të këtij viti ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, komuna Leposaviq.

Lista Serbe ankohet te QUINT-i pas vendimit të Qeverisë për shpronësimin në Leposaviq

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika