BE-ja përkujton gjenocidin në Srebrenicë, pranon se ka dështuar t’i mbrojë viktimat

Bashkimi Evropian thekson përkushtimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës në përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë. Teksa BE-ja kujton dështimin e saj për të mbrojtur dhe zotohet të bëjë më mirë për të ruajtur paqen dhe jetën

Flamuj të Bashkimit Evropian

Në përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropian thekson përkushtimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Sipas BE-së, pajtimi, paqja dhe drejtësia janë thelbësore për të ndërtuar një të ardhme të mirë për të gjithë popullin e Bosnjë-Hercegovinës.

Në reagimin e BE-së, pranohet dështimi dhe përgjegjësia për mbrojtjen e viktimave të cilët u masakruan nga forcat shtetërore serbe.

“Njëzet e tetë vjet më parë u shkrua një nga faqet më të errëta të historisë evropiane. Ne ndajmë pikëllimin dhe dhimbjen e familjeve dhe miqve të viktimave dhe të të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

“Evropa kujton përgjegjësinë dhe dështimin e saj për të mbrojtur. Sot, ndërkohë që lufta shpërthen sërish në kontinentin evropian, ne zotohemi të bëjmë më mirë për të mbrojtur paqen dhe për të mbrojtur jetën”, vijon reagimi.

BE-ja thotë se është e përkushtuar që Bosnja dhe Hercegovina të anëtarësohet në këtë union.

“Në përkujtimin e pasojave të konfliktit të armatosur, Bashkimi Evropian përsërit përkushtimin e tij ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Si një vend kandidat, e ardhmja e Bosnjë-Hercegovinës qëndron brenda Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.

Më tutje, në komunikatën e tyre specifikohet se BE-ja nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

“Pajtimi mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, paqen dhe drejtësinë. Nuk mund të ketë tolerancë për mohimin e gjenocidit, revizionizmin historik dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Të gjithë liderët civilë dhe politikë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë përgjegjësinë të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të bazuar në dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë, për të forcuar dhe mbrojtur paqen dhe dinjitetin njerëzor për të mirën e të gjitha brezave”, ka përfunduar komunikata e Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika