BE-ja pezullon ndihmat për zhvillim për palestinezët

Bashkimi Evropian ka ndaluar pagesat e ndihmës zhvillimore për palestinezët pasi Hamasi sulmoi Izraelin

Bashkimi Evropian ka ndaluar pagesat e ndihmës zhvillimore për palestinezët, duke vendosur 691 milionë euro “nën shqyrtim”, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, tha Brukseli më 9 tetor.

“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Situata nuk më njësojë”, tha komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Si donatori më i madh për palestinezët, Komisioni Evropian ka vendosur nën shqyrtim gjithë portofolin e zhvillimit, që është në vlerë prej 691 milionë eurosh”, shtoi ai.

Varhelyi tha se ky vendim nënkupton që “të gjitha pagesat do të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet janë nën shqyrtim. Të gjitha propozimet e reja buxhetore, përfshirë edhe ato për vitin 2023 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”.

Të martën, ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen për të biseduar për situatën në Izrael dhe Gaza, pas sulmit të befasishëm të kryer nga militantët e Hamasit.

Hamasi nisi sulmet me raketa ndaj Izraelit më 7 tetor, që u pasua me sulme ajrore të Izraelit në Gaza.

Si pasojë e dhunës mbi 1.000 persona janë vrarë në Izrael dhe Gaza, teksa Izraeli ka shpallur gjendje lufte.

Hamasi njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqi të tjera perëndimore./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika