BE-ja i njeh certifikatat e COVID-19 që i lëshon Kosova

Bashkimi Evropian ka pranuar certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga autoritetet e Kosovës

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka njoftuar se nga dita e enjte do të pranojë certifikatat e vaksinimit, testimit dhe të shërimit, të cilat lëshohen nga autoritetet e Kosovës për COVID-19.

Zyra e BE-së ka shtuar se ky vendim vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara nga Kosova që janë në përputhje me rregulloren e BE-së.

“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, të enjten e 30 qershorit, ka raportuar 149 raste pozitive prej 786 mostrave të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika