BE-ja publikon agjendën, takimi trepalësh nis në ora 18:00

Pas orës 16:00 pritet të fillojnë takimet në Bruksel në mes të kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe Kurtit e Vuçiqit me të cilët do të takohet fillimisht ndaras e pastaj në ora 18:00 pason takimi trepalësh

Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq

Bashkimi Evropian (BE) ka publikuar agjendën e takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Siç njofton BE-ja, në ora 14:45, kryediplomati evropian, Josep Borrell, pritet të flasë për media para se t’i takojë dy liderët e vendeve.

Në ora 16:30, Borrell do ta takojë Kurtin, ndërsa në ora 17:00 do ta takojë Vuçiqin.

Pas takimit bilateral, në ora 18:00 pritet të mbahet takimi trepalësh.

E pas takimit trepalësh, Borrell pritet të flasë sërish për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit të kaluar.

Kurti ka këmbëngulur në nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Vuçiq ka refuzuar.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika