BE-ja shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për rindërtim të Ukrainës

Për të gjeneruar fitime për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të Ukrainës, BE-ja po shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse

Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Bashkimi Evropian po shqyrton përdorimin e aseteve të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, me vlerë prej 300 miliardë dollarësh.

Kjo për të gjeneruar fitime për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të Ukrainës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u ka bërë thirrje qeverive të BE-së që të vazhdojnë me konsultime se si mund të përdoren këto asete të ngrira, shkruan Financial Times.

Sipas gazetës britanike, Michel ka thënë se do që të analizohet mundësia për të gjeneruar fitime, të cilat më pas mund të drejtohen drejt përpjekjeve për rindërtim.

Michel ka theksuar se asetet do t’i kthehen shtetit rus nëse nënshkruhet një marrëveshje paqeje.

Unioni evropian, i përbërë prej 27 shteteve anëtare, ngriu fondet ruse në përgjigje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika