BE-ja vendos sanksione të reja për zyrtarë dhe organizata iraniane

Bashkimi Evropian vendosi të hënën sanksione ndaj dy organizatave dhe 32 zyrtarëve iranianë, duke përfshirë ministrat e Kulturës dhe Arsimit, zyrtarët e inteligjencës dhe ligjbërësit shkaku i akuzave për përfshirje në fushatën brutale të Iranit ndaj protestuesve.

Protestat filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, gjatë kohës sa ishte e arrestuar nga policia morale e Republikës Islamike.

Këto protesta janë shndërruar në një nga sfidat më të mëdha për teokracinë e Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, shkruan REL.

Të paktën 529 njerëz janë vrarë në demonstrata, sipas Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran.

Mbi 19.700 të tjerë janë arrestuar nga autoritetet si pjesë e fushatës iranian që ka për qëllim shtypjen e protestave. Disa persona të lidhur me këto protesta janë ekzekutuar.

BE-ja tha se ka vendosur ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi për 32 zyrtarë, si dhe ka ngrirë asetet e dy organizatave për shkak të përfshirjes së tyre “në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Iran”.

Më parë, blloku 27 kombësh kishte vendosur katër raunde sanksionesh ndaj zyrtarëve dhe organizatave iraniane – duke përfshirë ministra të tjerë, oficerë ushtarakë dhe policinë morale të Iranit – mbi akuzat për abuzim me të drejtat e njeriut.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika