BE-ja zgjat sanksionet ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka zgjatur sanksionet kundër Bjellorusisë për shkak të mbështetjes së Minskut ndaj agresionit rus kundër Ukrainë

Flamuri i BE-së.

Bashkimi Evropian (BE), ka njoftuar për zgjatjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë për shkak të mbështetjes që Minsku i ofron agresionit rus kundër Ukrainës.

Blloku evropian ka thënë se objektivi i sanksioneve të reja është të parandalojnë shmangien e sanksioneve të vendosura paraprakisht kundër Rusisë.

Sanksionet e reja, siç ka raportuar REL,  përfshijnë ndalesën e eksporteve të disa teknologjive, mallrave ushtarake, armëve të zjarrit dhe municioneve në Bjellorusi.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Moska ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin.

Megjithatë, Minsku ka mohuar se është pjesë e luftës.

Që nga nisja e pushtimit, BE-ja ka zbatuar 11 runde të sanksioneve ndaj Rusisë, disa prej të cilave përfshijnë edhe masa kufizuese ndaj Bjellorusisë.

Edhe Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Më 23 qershor, Këshilli i Bashkimit Evropian kishte miratuar pakon e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Në këtë pako zgjerohen disa kufizime të mëhershme dhe shtohen dhjetëra entitete të reja në listën e sanksioneve.

Përmes kësaj pakoje, Bashkimi Evropian po tenton t’ua pamundësojë vendeve dhe kompanive të tjera t’i anashkalojnë masat e vendosura më parë.

Këshilli i publikoi sanksionet pas miratimit të tyre, duke thënë se pakoja do të sigurojë që sanksionet e BE-së kundër Rusisë “të zbatohen edhe më mirë, bazuar në mësimet e nxjerra nga zbatimi i tyre gjatë vitit të kaluar”.

Sanksionet e fundit synojnë t’i mbyllin zbrazëtirat në atë mënyrë që mallrat dhe teknologjia kyçe për përpjekjet luftarake të Rusisë të mos arrijnë në Rusi nëpërmjet vendeve që tregtojnë me BE-në.

Pakoja ndër të tjera përfshin pezullimin e licencave të transmetimit të BE-së për pesë media të tjera shtetërore ruse të kontrolluara, duke e çuar numrin total të mediave në dhjetë.

Për më tepër, pakoja ndalon hyrjen në portet e BE-së për anijet që angazhohen në transferimin e naftës së papërpunuar ose të produkteve të naftës në det, nëse ka arsye për të dyshuar se ngarkesa ka origjinë ruse.

Këshilli i BE-së kishte njoftuar se ka shtuar 87 entitete të reja në listën e sanksioneve, për të cilat BE-ja thotë se “po e mbështesin drejtpërdrejt kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës”.

Këto kompani, sipas BE-së, janë të regjistruara në Kinë, Uzbekistan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Siri dhe Armeni.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika