Shqetësuese e ka konsideruar Bashkimi Evropian, pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT),
Në reagimin e tyre thuhet se BE-ja është duke e monitoruar nga afër situatën e krijuar.
“Shqetësim për pezullimin e licencës së biznesit të Klankosova_tv. BE-ja po monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja u përqendrua veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias. #BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në #Kosovë”, thuhet në reagim.
Sot, Komisioni Pavarur për Media do të mbajë konferencë, ku pritet të marrë vendim në lidhje me mediumin Klan Kosova.