BE kërkon që të themelohet Asociacioni, “zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate”

BE-ja në lidhje me zgjedhjet në veri ka thënë se nuk do të ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për katër komunat veriore përderisa serbët nuk kthehen në institucionet e Kosovës, teksa ka kërkuar që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

Flamuj të Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e fundit komunale në katër komunat e veriut të Kosovës, teksa ka thënë se këto zgjedhje janë mbajtur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe se janë bërë përpjekje që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Po ashtu, BE-ja ka shprehur keqardhjen që jo të gjitha partitë dhe komunitetet e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë dhe votuar në zgjedhje.

Por, BE-ja ka theksuar se këto zgjedhje nuk do të ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për këto katër komuna veriore përderisa serbët nuk kthehen në institucionet e Kosovës, teksa ka kërkuar që të finalizohet puna e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Këto zgjedhje nuk do të ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për këto komuna. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione dhe që Kosova ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e domosdoshme që urgjentisht të rivendosim një situatë ku serbët e Kosovës të marrin pjesë aktivisht në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës.”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Tutje thuhet se për këtë çështje është bërë pak përparim në dialogun Kosovë-Serbi, ku nga BE-ja është kërkuar që të ketë angazhim në marrëveshjen për normalizim të raporteve që të arrihet objektivi për përmbushjen e këtyre zotimeve.

“Për këtë ka nevojë urgjente për një dialog serioz ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës në veri. Deri më tani është bërë pak përparim. Prandaj, ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre dhe t’i përmbushin angazhimet e tyre. Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është platforma e duhur për ta arritur këtë objektiv”, thuhet tutje.

Ndryshe, zgjedhjet në veri janë mbajtur të dielën e 23 prillit, ku dy komuna i ka fituar VV-ja, kurse dy të tjera PDK-ja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika