“Serbia duhet të kthehet te marrëveshja, ta respektoj atë në mënyrë që ta zbatojmë,” tha kryeministri, Albin Kurti për Zërin e Amerikës.
Thuajse njëjtë sikur kjo kërkesë e kryeministrit kosovar, Albin Kurti por edhe atë të ditëve më parë të presidents Vjosa Osmani, edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar zbatim të marrëveshjeve të arritura sin ë Bruksel ashtu edhe atë në Ohër.
Veçse BE-ja nuk përjashton asnjërën palë. Sipas Brukselit zyrtar si Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të nisin zbatimin e aneksit të arritur në Ohër të Maqedonisë dhe ato të arritura në Bruksel.
“Qëndrimi i BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është shumë i qartë, i është komunikuar të gjithë të përfshirëve në disa raste dhe nuk ka ndryshuar: duhet urgjentisht të fillohet me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe aneksit të saj. Progresi në këtë drejtim është i lidhur ngushtë me progresin në rrugën e anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë,” deklaroi Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ndërkaq, analisti politik Afrim Kasolli thotë mos zbatimi i kësaj marrëveshje, mbanë peng Kosovën.
“Që nga dështimi për të u anëtarësuar në Këshillin e Europës, është e qartë se Kosova mbetet peng i agjendes euro integruese, pa zbatuar deytimiet dhe obligimet që dalin nga marrëveshja e dhe aneksi i zbatimit në Oher,” tha Kasolli.
Ndërkaq, sipas ish-diplomati Blerim Canaj presioni për implementimin e kësaj marrëveshje do të rritet, për të dyja vendet.
“Normalisht, presion do të ketë sepse tek e fundit marrëveshja është më shume me BE-në sesa ne me Serbinë, sepse në marrëveshjen e bëmë dhe implemetimi bëhet duhet nga ta,” tha Canaj.
Dokumenti i njohur si Marrëveshja Bazë, u kërkon palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mire, dy palëve u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës, palëve u kërkohet që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore që për autoritetet në Kosovë, kjo pikë nënkupton që Serbia e njeh de facto shtetësinë e Kosovës.