BE kritikon Poloninë dhe Hungarinë për ndalimin e blerjes së drithërave nga Ukraina

Polonia dhe Hungaria njoftuan më herët pezullimin e importit të drithërave dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina, për të mbrojtur sektorin e tyre bujqësor

Veprimet e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të papranueshme, tha të dielën një zëdhënës i Komisionit Evropian. Polonia dhe Hungaria njoftuan më herët pezullimin e importit të drithërave dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina, për të mbrojtur sektorin e tyre bujqësor.

Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe bllokimit të disa porteve në Detin e Zi, sasi të mëdha drithi ukrainas, i cili është më i lirë se ai i prodhuar në Bashkimin Evropian, u bllokuan në shtetet e Evropës Qendrore, duke rritur çmimet dhe dëmtuar shitjet e fermerëve vendas, shkruan VOA.

Në Poloni, situata është kthyer në një problem politik për partinë nacionaliste në pushtet “Ligji dhe Drejtësia” (PiS) në këtë vit zgjedhor. Çështja e drithërave ka zemëruar banorët në zonat rurale, ku mbështetja për këtë parti është zakonisht e lartë.

Ndërkohë në Bullgari, ministri i Bujqësisë, Javor Geçev, tha se vendi po shqyrtonte gjithashtu mundësinë e ndalimit të importit të drithërave nga Ukraina, njoftoi të dielën agjencia lokale BTA.

Ukraina u shpreh kundër ndalesave dhe bëri thirrje për bisedime për zgjidhjen e çështjes, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve ukrainase, Ukrinform njoftoi se ministrat ukrainas dhe polakë do të takohen të hënën në Poloni për këtë çështje.

Vendimi polak është i vlefshëm deri më 30 qershor.

Rreth 3 milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina çdo muaj përmes korridorit të caktuar në Detin e Zi, ndërsa deri në 200,000 tonë po lëvizin në portet evropiane përmes territorit polak, sipas Ministrisë ukrainase.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika