BE mirëpret miratimin e marrveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian ka mirëpirtur  miratimin e udhërrëfyesit si një hap përpara në nomalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Flamuri i Bashkimit Evropian

Sot, pas diskutimeve të gjera, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe dhe Petar Petkoviq, ranë dakord në Bruksel për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve për Energjinë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili përcakton detyrime specifike për të dyja palët.

Me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe. Kjo hap rrugën drejt përfundimit të praktikës aktuale jotransparente dhe të parregulluar, shkruan shërbimi diplomatik i BE-së, në një komunikatë për media.

Sipas kësaj komunikate për media, BE mirëpret miratimin e marrëveshjes, dhe gjithashtu ka falënderuar dy kryenegociatorët, për punën e tyre.

“BE-ja mirëpret miratimin e Udhërrëfyesit si një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe u kërkon të dyja palëve që të bëjnë përparim në të gjitha punët e tjera të pazgjidhura të zbatimit. BE falënderon të dy kryenegociatorët për përkushtimin dhe qasjen e tyre të përgjegjshme ndaj procesit, që dërgoi në rezultatin e sotëm”, thuhej në komunikatën për media.

Arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi për energjinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika