BE paralajmëron takime të tjera mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit

Bashkimi Evropian ka treguar se në ditët në vazhdim do të thërras përfaqësues të Kosovës e Serbisë në një takim tjetër për të diskutuar për përgjigjet që nuk i morën në takimin e 27 shkurtit. Derisa Qeveria e Ë deklarohen se nuk kanë ndryshuar qëndrim për cështjen e dinarit, optimist për gjetjen e një zgjidhje është treguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq

Flamujt e Bashkimit Evropian

Atë që konkretisht kishte kërkuar ta marrë vesh Bashkimi Evropian nga takimi i 27 shkurtit,  duket se nuk ja ka arritur.

Frazën qe e përdori emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak, pas takimeve me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, e përdori edhe një ditë më vonë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ky i fundit, në një përgjigje për Dukagjinin, paralajmëroi takime të tjera për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Takimi ishte një hap i parë i rëndësishëm për të sqaruar disa nga pyetjet e hapura.Në të njëjtën kohë, ai (Miroslav Lajcak) tregoi gjithashtu se shumë pyetje mbeten pa përgjigje dhe ende duhet gjetur një zgjidhje e qëndrueshme në rrugën përpara për komunitetet e prekura. Prandaj, BE-ja do t’i ftojë palët për diskutime vijuese në periudhën e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, në një përgjigje nga kabineti i kryenegocitorit kosovar, Besnik Bislimi, për Dukagjinin kanë thënë se qëndrimet e qeverisë nuk kanë ndryshuar dhe se po presin që në muajin mars të bëjnë publike 10 masat për fazën kalimtare të zbatimit për dinarit.

Por optimist se një zgjidhje për çështjen e dinarit do të këtë në Tiranë është treguar presidenti serb Aleksandar Vuciq.

“Tani më duket se evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje, ndoshta jo atë që na përshtatet neve, por një lloj zgjidhjeje që njerëzit të mund të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do arrijmë ta gjejmë njw zgjidhje në ditët në vijim”, ka thënë ai.

Ndërkohë veprimet e Bashkimit Evropian karshi Kosovës vazhdojnë të kritikohen nga ish diplomat.

“Këtë çështje po e politizon Serbia, vallen po ia mban Lajcak. Dinari është larguar bashkë me ushtrinë serbe, më ’99 dmth e ka larguar Kushner. Jemi stërlodhur duke na thënë Lajcak që kemi një zgjidhje kreative evropiane, ku ka zgjidhje më të mirë se monedha euro, e cila është edhe valut evropiane”, ka deklaruar Sylë Ukshini, ish-diplomat.

Ndryshe nga Ukshini ka të tjerë që kritikën më të ashpër e kanë karshi qeverisë kosovare.

“Qeveria ditëve në vazhdim nuk ka ka të ik do të ulet patjetër që të diskutoj për mënyrën e imlementimit atë që kanë kërkuar nga fillimi shtetet aleate, si do të shkoj implementimi për palët e interesit…”, ka thënë Dritëro Arifi, Profesor univeristar.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit, në një përgjigje për Evropën e Lirë, janë shprehur se bisedimet në Bruksel për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës “duhet të vazhdojnë me urgjencë”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika