BE për masakrën e Reçakut: E kaluara nuk mund të zhbëhet

Zyra e BE-së në Kosovë, nëpërmjet një postimi, ka thënë se në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut, vajtojnë së bashku me kosovarët, duke shtuar se e kaluara nuk mund të zhbëhet

Foto nga Bashkimi Evropian në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut, në 24-vjetorin e saj.

Përmes një njoftimi, Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se i kujtojnë dhe i nderojnë të gjitha viktimat e kësaj masakre, duke shtuar se e ardhmja duhet të sjellë drejtësi dhe lehtësim.

“Sot shënohet 24-vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe zinë e pangushëllueshme të familjeve të tyre. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja duhet të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim” thuhet në njoftimin e tyre.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, u vranë e u masakruan mizorisht 45 shqiptarë të paarmatosur nga forcat serbe.

Vrasja e 45 civilëve shqiptarë në Reçak dhe përballja e ambasadorit Walker me këtë ngjarje

Trupat e shqiptarëve të vrarë ishin ende në një luginë, kur mëngjesin e 16 janarit të vitit 1999, shkoi t’i shihte asokohe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Në momentin kur Walker arriti të ishte i pranishëm para trupave të vrarë, ai tha se nuk kishte fjalë “për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua, në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika