BE: Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi të situatës

Në një deklaratë të Stanos, thuhet se liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë duhet t'i japin fund deklaratave nxitëse dhe të fillojnë të sillen më me përgjegjësi

Flamujt e Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi, gjersa ka theksuar se për çfarëdo përshkallëzimi të situatave në vend, do të mbajnë për përgjegjës politikanët e lartë të të dyja palëve.

Kështu thuhet në deklaratën e 14 gushtit të BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano, duke theksuar se BE ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti.

“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri te ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në këtë deklaratë, transmeton REL.

Ndër të tjera, siç thuhet në deklaratë, të dyja palët duhet “menjëherë t’i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”.

Se a do të ketë marrëveshje të re në takimin Kurti-Vuçiq, kishte folur vetë Stano për Portalin Dukagjini.

“Si rregull i përgjithshëm, ne nuk komentojmë spekulime në media dhe nuk paraprijmë takimet që organizojmë me spekulime për një rezultat të mundshëm”, ka thënë Stano për Portali Dukagjini.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 18 gusht.

Ky takim vjen si rrjedhojë e tensioneve në Veri të Mitrovicës pas dy vendimeve për reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë.

A do të ketë marrëveshje të re në takimin Kurti-Vuçiq, flet Stano për Portali Dukagjini

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika