BE: Qeveria e re maqedonase ta avancojë rrugën drejt integrimit

“BE i uron presidentes Silanovska-Davkova zgjedhjen e saj dhe i gëzohet bashkëpunimit me presidenten e re, gruas së parë si shefe e shtetit në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në komunikatën e BE-së

Bashkimi Evropian (BE) i ka inkurajuar faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që të punojnë në krijimin e një parlamenti dhe të një qeverie stabile, e cila do të avancojë rrugën e integrimit evropian të Shkupit.

Kështu tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell dhe komisionari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 8 maj.

Dy zyrtarët e lartë evropianë thanë se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike, në të cilën, u respektuan liritë themelore, ndonëse, sipas Borrellit dhe Varhelyit, kanë mbetur disa procese që ende nuk janë rregulluar në mënyrë e duhur.

Zgjedhjet parlamentare i fitoi VMRO DPMNE, e cila deri më tani ka qenë në opozitë, ndërkaq ato presidenciale i fitoi kandidatja e po kësaj partie, Gordana Silanovska-Davkova.

“BE i uron presidentes Silanovska-Davkova zgjedhjen e saj dhe i gëzohet bashkëpunimit me presidenten e re, gruas së parë si shefe e shtetit në Maqedoninë e Veriut”, u tha në komunikatë.

Borrell dhe Verhelyi ia rikujtuan Maqedonisë së Veriut se duhet të punojë në reformat që do ta ndihmojnë atë në rrugën e saj evropiane.

“Ne inkurajojmë të gjithë aktorët relevantë politikë që të punojnë në formimin e Parlamenti dhe një qeverie stabile. Të dyja institucionet duhet të punojnë së bashku për ta avancuar Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, përfshirë edhe përmes zbatimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve”, thanë Borrell dhe Varhelyi.

Sipas dy zyrtarëve të lartë evropianë, Shkupi ka bërë hapa vendimtarë në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian dhe është e rëndësishme që shteti të zbatojë obligimet “që kanë mbetur si të domosdoshme për hapjen e bllokut të parë të kapitujve në procesin e anëtarësimit”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika