BE reagon pas miratimit të marrëveshjes së “IPA 3”

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas ratifikimit të marrëveshjes së “IPA 3”

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të enjtën e 28 korrikut, ratifikoi marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje i mundëson Kosovës të vazhdojë të marrë ndihmë teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian.

Në këtë rast, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kishte thënë se, “Ishte kënaqësi të shohim se ratifikimi i Marrëveshjes Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III ka marrë mbështetje të madhe ndërpartiake në Kuvend”.

Ai ndër të tjerash tha se Fondet e IPA III do të përdoren për financimin e aktiviteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës si dhe energjisë e mjedisit.

Tomas Szunyog shtoi se këto aktivitete do ta mbështesin edhe më tej Kosovën në integrimin e saj evropian dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë dhe standardit të jetesës për të gjithë njerëzit në Kosovë.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare i Kosovës.

Kosovës i janë ndarë përmes programit IPA I dhe IPA II gjithsej 1.21 miliardë euro.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika