Kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka njoftuar se 13 kryesues të komiteteve për punë të jashtme nëpër Evropë i kanë bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që t’i largojnë të gjitha masat negative ndaj Kosovës.
Pos kësaj, ata kanë kërkuar të bëhet një hetim i plotë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Sot 13 kryesues të komiteteve parlamentare nëpër Evropë u kanë bërë thirrje Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut që të njoftojnë në Samitin BE – Ballkan Perëndimor: fundin e gjitha masave negative ndaj Kosovës dhe hetimin e plotë ndaj sulmit në Banjskë dhe të publikojnë rezultatet”, ka shkruar Kearns në platformën X.
Ajo thotë se krimineli serb, Millan Radojçiq, duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë.
Sipas saj, nuk ja asnjë justifikim që Serbia ta mbrojë atë.
“Milan Radojçiq ka rrëfyer sulmin. Ai duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me gjyqin. Nuk ka asnjë justifikim që Serbia të mbrojë Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij nga përballja me drejtësinë për krimet e tyre”, shtoi Kearns.
Ajo ka falënderuar kryesuesit që u mblodhën gjatë 24 orëve të fundit për të nxitur BE-në që të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Paqja kërkon drejtësi dhe llogaridhënie, të dyja aktualisht mungojnë”, shtoi deputetja britanike.
🧵Today 13 Chairs of Parliamentary Committees across Europe urged @JosepBorrellF & @MiroslavLajcak to announce at the EU-Western Balkans Summit:
1. An end to all negative measures against #Kosovo, and
2. A full investigation into the Banjska attack and to publish the results. pic.twitter.com/mGTZ4MCDYP
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 13, 2023