BE: Serbia me ligjin për juridiksion në Kosovë shkel obligimet nga dialogu

Flamuj të BE-së para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Bashkimi Evropian është shprehur të mërkurën që Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i saj me Kosovën, e që zhvillohen në Bruksel, duke e miratuar një projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe duke e shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

Të hënën, Qeveria e Serbisë e aprovoi projektligjin për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli tha për Dukagjinin se Serbia duke vepruar kështu ka vepruar në kundërshtim me zotimet e saj në dialogun me Kosovën nën ndërmjetësimin e bllokut(BE-së).

“Që nga Marrëveshja e Brukselit nga vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë obligime të qarta sa i përket juridiksionit përkatës. Draftligji i Qeverisë së Serbisë përmes së cilit e deklaron Kosovën si një zonë të mbrojtjes së veçantë, si dhe për juridiksionin që autoriteteve gjyqësore të merren me veprat kriminale në Kosovë, në mënyrën si janë publikuar, paraqesin shkelje të qarta nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe shkojnë në kundërshtim me përkushtimin e përsëritur rishtazi në kuadër të dialogut.

Massralli i ka bërë thirrje shtetit serb që ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë projektligj “në mënyrë përkatëse”.

“BE ia rikujton Serbisë se e ka obligim ndaj të gjitha Marrëveshjeve të dialogut si pjesë përbërëse e integrimeve në BE dhe i bën thirrje Serbisë që të rishqyrtojë këtë draftligj në mënyrë përkatëse”, ka thënë Massralli për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika