BE thotë se ka parë shenja “sabotimi” në dëmtimin e dy tubacioneve “Nord Stream”

Gjatë kësaj të mërkure, janë dëmtuar dy tubacionet e gazit rus që kalojnë nën Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës. Kjo po konsiderohet si akt i qëllimshë,m dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se është e rëndësishme që tani të hetohen incidentet, dhe të kenë qartësi të plotë mbi ngjarjet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell

Brukseli ka parë shenja “sabotimi” dhe veprimi “të qëllimshëm” në rrjedhjet e gazit të identifikuara në dy tubacionet “Nord Stream” të operuara nga Rusia që kalojnë nën Detin Baltik.

Infrastruktura mes Brukselit dhe BE-së është akuzuar për manipulimin e furnizimeve me gaz si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për “aksion sabotues” pas lidhjes telefonike me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.

Ursula voin der Leyen ka thënë se “Është e rëndësishme që tani të hetohen incidentet, të kemi qartësi të plotë mbi ngjarjet”.

“Çdo ndërprerje e qëllimshme e infrastrukturës aktive evropiane të energjisë është e papranueshme dhe do të çojë në përgjigjen më të fortë të mundshme”.

Kadri Simson nga Komisioneri Evropian për Energjinë, ka thënë se ekipi i saj ishte në kontakt me vendet anëtare të BE-së për të “përcaktuar shkakun dhe ndikimin ekologjik të incidenteve”.

Postimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter

Për këtë çështje ka reaguar dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër në emër të 27 vendeve anëtare duke shprehur shqetësime të thella për ngjarjet e pashpjegueshme, raporton euronews.

“Shqetësimet për sigurinë dhe mjedisin janë prioriteti më i madh. Këto incidente nuk janë një rastësi dhe na prekin të gjithëve”, tha Borrell. Ai ka shtuar se  “Të gjitha informacionet në dispozicion tregojnë se këto rrjedhje janë rezultat i një akti të qëllimshëm.”

Borrell ka shtuar se BE-ja do të mbështesë çdo hetim që synon “të marrë qartësi të plotë” rreth rrjedhjeve dhe të ndërmarrë hapa të rinj për të përforcuar sigurinë e furnizimit me energji të bllokut.

Mes të tjerash, shefi i politikës së jashtme të BE-së është shprehur se çdo ndërprerje e qëllimshme e infrastrukturës energjetike evropiane është krejtësisht e papranueshme dhe do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika