BE: Zgjidhja është në duart e palëve, qeveria ende pa plan

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur që Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se janë të gatshëm të presin në një takim në Bruksel, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Derisa, Qeveria e Kosovës për Televizionin Dukagjini ka thënë se ende nuk kanë një plan se si do të vazhdojnë tutje

Ilustrim





Se çka do të ndodhë pas datës 21 nëntor në veri të vendit duket se është në duart e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq.

Kështu të paktën kanë thënë gjatë së martës nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i këtij institucioni Peter Stano, ka deklaruar se është koha që dy liderët të tregohen evropian në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Mendoj se BE-ja dje ka qenë shumë e qartë pas takimit të Këshillit të Ministrave, ne presim të ketë progres në dialog dhe depërshkëllzim të situatës.Ne jemi të gatshëm t’i mirëpresim të dy, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel për një takim të nivelit të lartë sa më shpejtë që ata do të jenë të gatshëm të tregojnë një sjellje evropiane në gjetjen e një zgjidhje evropiane për problemet mes tyre”, ka shkruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje bie mbi palët e jo tek BE-ja.

“Ne po përpiqemi të ju ndihmojmë atyre që të gjejnë një zgjidhje dhe nuk duhet të jetë BE-ja më e interesuara për të gjetur zgjidhje, por të dyja palët e përfshira kanë përgjegjësi që të gjejnë zgjidhje për situatën aktuale”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë për Dukagjinin se nuk kanë ndonjë plan se si do të vazhdojnë tutje pas datës 21 nëntor.

“Nuk mund të flasim për hapa, plan apo strategji të Qeverisë. Për zhvillime të tjera, duhet te presim edhe nga takimet sotme ne Bruksel”, ka thënë shefi i kabinetit të zv. Kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Mirëpo, nga shoqëria civile thonë se Borrell patjetër duhet të gjej një zgjidhje.

“Nëse ka një shtyerje duhet të ketë një plan të qartë, sepse kjo është më e rëndësishme. Një plan të qartë nga BE-ja , nga të dyja shtetet një dakordim se si të dilet nga kjo krizë me hapa të caktuar”, ka thënë Arbër Fetahu nga GLPS.

Ndërkaq analisti politik Genc Xerca, ka theksuar nevojën e një marrëveshje për kalim të krizës.

“Kjo krizë e cila veç është e ekzistueshme me tërheqjen e forcave të sigurisë apo të policisë nga veriu dhe shumë faktorëve të tjerë mos të eskalojë edhe më shumë ashtu që është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje dhe kjo krizë mos të vazhdojë”, ka thënë Xerxa.

Për situatën e sigurisë në Veri të Kosovës, dhe si të vazhdohet tutje mendohet se janë dy plane që do të mund të nxirrnin vendin nga kriza.

“Skenari i parë do të jetë bllokimi i tërësishëm i pjesës veriore nga grupet kriminale, grupet shtetërore të policisë së Serbisë të cilat veprojnë si qytetarë civilë në pjesën veriore. Skenari i dytë është që çështja e tensionimit mos të jetë fare me 21 nëntor por të procedohet për datën 18 dhjetor, në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Më 21 nëntor pritet të hyjë në fuqi faza e dytë e planit të qeverisë për targat, ajo e gjobitjes për shoferët që ngasin veturat me targa të paligjshme dhe nuk kanë pranuar t’i konvertojnë ato në targa RKS.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika