Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm.
Suksesi i saj gjatë vitit 2022 kulmoi me mega hitin “I’m Good (Blue)”, një ripërpunim i këngës së famshme “Da Ba Dee” që ajo e bëri me David Guettan.
Ky bashkëpunim i suksesshëm e riktheu atë në vendin e parë në top listat britanike amerikane.
Madje për herë të parë në karrierën e saj, 33-vjeçarja arriti që të renditet në numrin një në këngët më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.
“Official Charts” që llogarit statistikat dhe shpërblen artistët e arritur, i ka dhuruar trofeun e vendit të parë këngëtares shqiptare me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut.
Ka qenë vet Bebe Rexha, ajo e cila përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ka bërë të ditur se ka pranuar trofeun në fjalë dhe se ndjehet tej mase e lumtur dhe e vlerësuar.
@beberexha Slay
“Më në fund mora vendin e parë. E mora këtë çmim nga ‘Official Charts’ për ‘I’m Good’ të renditur në vendin e parë. Është hera ime e parë që renditem e para në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që faleminderit shumë. Do të fle e qetë sonte”, ka thënë artistja e hitit “I’m Good (Blue)”