Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar live në eventin e ndarjes së çmimeve, “Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023”.
Ajo ka interpretuar për publikun hitin e saj “I’m Good (Blue)”, me të cilin u nominua për një çmim “Grammy”.
33-vjeçarja është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum të bronztë, i cili theksonte vijën e saj të trupit.
E shoqëruar nga një trupë e baletit, Rexha ka kënduar live këngën e saj hit, e cila për shumë kohë qëndroi e para në top-listat britanike dhe amerikane.
Në fund të performancës, Bebe Rexha u lag me një ngjyrë të gjelbër, e cila ishte menduar si një “befasi e pakëndshme” në fund interpretimit.
Për ta bërë më interesante, organizatorët kishin menduar këtë ide, e cila sado e sikletshme të duket, e ka bërë edhe më interesante performancën e Rexhës.
Artistja përndryshe e ka nisur mbarë dhe suksesshëm këtë vit, mes sukseseve të vazhdueshme nga bashkëpunimi i suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.