Bechev: Në vend që të fokusohen në zgjidhje të çështjes Kosovë-Serbi, emisarët perëndimorë janë të zënë me uljen e tensioneve

"Aleksandër Vuçiq nuk do të japë shumë pa avancuar Asociacioni i komunave serbe. As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është në modë kompromisi"

Bechev: Në vend që të fokusohen në një zgjidhje Kosovë-Serbi, emisarët perëndimorë janë të zënë me uljen e tensioneve

“Në vend që të fokusohen në një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, emisarët perëndimorë janë të zënë me uljen e tensioneve” ka thënë ligjëruesi në Shkollën  Studimeve Globale dhe Rajonale në Universitetin e Oksfodi, Dimitar Bechev, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është “larg”.

Sipas Bechev, kryeministri Kosovës, Albin Kurti, nuk pritet të bëj kompromise, por, as presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, “nuk do të japë shumë pa pasur përparim Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

“Aleksandër Vuçiq nuk do të japë shumë pa avancuar Asociacioni i komunave serbe. As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është në modë kompromisi, qoftë për shkak se është ideologjik, qoftë sepse nuk i beson Serbisë dhe Bashkimit Evropian, i cili ka pesë anëtarë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Bashkimi Evropian nuk mund të tërheqë asnjë vend për anëtarësim, sepse perspektiva bëhet e pakapshme. Serbia nuk do të anëtarësohet shpejt, e lëre më Kosovën.”, ka thënë Bechev në një intervistë për “Balkan Al Jazeera”.

Ndërkaq, sa i përket të ShBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Bechev ka thënë se është nj rol “mjaftë domethënës”.

“Bashkimi Evropian ka një problem besueshmërie që daton që nga vitet 1990. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ende shumë peshë politike dhe diplomatike. Bëhet fjalë për rolin që luan i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Ose vërtetë rëndësia e Christopher Hill, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi. Megjithatë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, na ka treguar se mund të bëhet izolacionist dhe madje të luajë një rol përçarës, siç ishte rasti kur Richard Grenell ishte ndërmjetësues në mes Beogradit dhe Prishtinës. Përçarja mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ketë pasoja shumë negative në rajon”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika