Bedri Hamza: Bizneset do ta kenë shtetin partner, zhvillimi i tyre është rritje e mirëqenies për punëtorët

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me takimet e tij me punëtorë të sektorit privat.

Hamza ka qenë edhe te Qumështorja Drena, ku ka premtuar se do të angazhohet që të gjithë prodhuesit, ndërmarrësit dhe punëtorët të mund ta realizojnë potencialin e tyre, të zhvillohen dhe të krijojnë një jetë më të mirë, për veten dhe fëmijët e tyre, për familjet, shoqërinë dhe vendin tonë.

“Çdo ndërmarrje do ta ketë shtetin si partner në zhvillim, sepse zhvillimi i tyre nënkupton edhe rritje të mirëqenies për punëtorët dhe zhvillim për shtetin”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Kandidatit për Kryeministër të PDK-së, Bedri Hamzës:

Këtë javë takova punëtorë të shumtë të sektorit privat dhe vizitova biznese të ndryshme. Edhe në Qumështoren Drena bashkëbisedova me punëtorët për programin tim. Çdo ndërmarrje do ta ketë shtetin si partner në zhvillim, sepse zhvillimi i tyre nënkupton edhe rritje të mirëqenies për punëtorët dhe zhvillim për shtetin. Do të angazhohem që të gjithë prodhuesit, ndërmarrësit dhe punëtorët të mund ta realizojnë potencialin e tyre, të zhvillohen dhe të krijojnë një jetë më të mirë, për veten dhe fëmijët e tyre, për familjet, shoqërinë dhe vendin tonë.

Kosova mundet ma mirë!, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika