Bedri Hamza: Do t’i shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, është pyetur rreth slloganit të tyre “Kosova mundet ma mirë!”.

Hamza ka sqaruar në detaje se cila është arsyeja e vendosjes së këtij sllogani.

“Nëse e fillojmë prej bizneseve, prej ndërmarrësisë, besoj se ka nevojë për reforma strukturore në ekonomi edhe në pjesën e politikave fiskale, edhe lehtësimin e qasjes në financa. Po filloj prej ndërmarrësisë sepse unë jam i sigurt që nuk ka shtet të zhvilluar dhe të qëndrueshëm ekonomikisht pa biznese të zhvilluara dhe të qëndrueshme ekonomikisht. Prandaj ne duhet të krijojmë ambient miqësor  që ata me mujt me punu, me mujt me fitu vet, me i mbajt familjet e veta, me punësua njerëz, me pagua paga, me pagu tatime, normalisht ligji me u zbatua. Dhe unë, asnjëherë as në të kaluarën, as tash, as në të ardhmen nuk ka me pas një raport me mosrespekt ndaj bizneseve në Kosovë. Kam me fol me respekt sepse për mua ata janë një numër identifikues, janë tatimpagues. Dhe normalisht, nëse kemi thënë që TVSH-ja duhet me u pagua në brendi, nëse kemi thënë se duhet të ndërrohet ligji për tatim në pronë sepse është barrë e madhe për bizneset, nëse kemi thënë që duhet me pas lirime prej pagesës tatim në fitim të koorporatave varësisht prej nivelit të investimit dhe numrit të të punësuarve, dhe nëse kemi thënë se duhet të krijohet tregu i kapitalit, duhet të ndërrohet roli dhe të zgjerohet i fondit të garantimit të kredive dhe të rritet kapitali, këto duhet me i bërë një për një. Dhe për këtë qëllim mendoj se kur bizneset tona kanë një ambient më miqësor, është shumë më lehtë që përmes bizneseve tona të vijnë edhe njerëzit tanë që kanë krijuar biznise e kapital në diasporë, por edhe investitor të jashtëm. Kur flasim për shëndetësi me qenë ma mirë. Ne përballemi me mungesë të barnave esenciale. Njerëzit me sëmundje kornike kanë probleme të vazhdueshme, ne duhet me e dyfishua buxhetin për barnat esenciale. Nuk po them e bo ligjin për sigurimet shëndetësore, por me i funksionalizua sigurimet shëndetësore. Kështu arsimin, energjinë e me radhë. Dhe kjo duhet me reflektua në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Çmimet kanë shkuar lartë, të ardhurat kanë ngelur në nivelet pothuajse të njëjta pa ndonjë rritje domethënëse dhe standardi i jetesës është përkeqësuar. Me mirë do të thotë për mësues, arsimtar, profesor, mjekë, infermierë, të gjithë ata që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës, mbi 84 mijë persona. Dhe për pensionista për kategoritë e tjera që i kemi përmendur gjatë debateve të kaluara”, tha Hamza.

Mirëpo Hamza po ashtu është zotuar si ai do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim partie.

“Mirëpo, çka jam i sigurt, në momentin kur një parti politike i fiton zgjedhjet, e bën Qeverinë, kryeministri duhet me iu shërbye të gjithëve pa dallim dhe qëllim im është me ju shërbye të gjithëve pa dallim, edhe ata që më kanë votuar edhe ata që nuk më kanë votuar. Ata janë qytetarë të Kosovës, kanë të drejtë në bindjet e tyre politike, kanë të drejtë të votojnë këdo që mendojnë, por ne jemi të obliguar që t’ju shërbejmë. Dhe brenda institucionit, gjithmonë jam sjell si institucionalist. Momentin e përfundimit të zgjedhjeve flamuri politik partiak rrin në selinë e partive politike, në institucionet e shtetit është flamuri shtetëror dhe ti e ke obligim me iu shqrbyer të gjithëve pa dallim, se jo me i diskriminuar ata që kanë qenë me ty me i favorizuar, ata që s’kanë qenë me ty me i penalize, e larg qoftë edhe me thënë dikush që edhe me e humb vendin e punës për shkak të bindjeve politike, për shkak të votës, për shkak çkado qoftë. Mundet me e humb vendin e punës vetëm në mungesë të performancës ose në rast se ka shkelje ligjore”, u shpreh Hamza.

Tutje Hamza tha, se nëse Kosova s’mundet më mirë, do të ballafaqohemi me emigracion.

“Prandaj ma mirë, nënkupton për Kosovën ma mirë, për qytetarët e Kosovës ma mirë, që na këtu të krijojmë kushte edhe perspektivë ne Kosovë. Përndryshe kemi me vazhdua me u ballafaqua me problemin shumë serioz, demografik që është emigracioni dhe që Kosova  ka me e humb resursin kryesor, e që resursi kryesor i Kosovës janë njerëzit, sidomos gjeneratat e reja ku janë më produktiv edhe në sektorin publik edhe në atë privat”, potencoi Hamza.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika