Bedri Hamza: Votoni nesër, mos i lini të tjerët të vendosin për ju

Bedri Hamza ka thënë se do ta kthejë shpresën në vendin tonë. Ai ka kërkuar që ky entuziazëm, kjo punë e madhe, kjo shpresë, nesër(e diele) të jetë edhe te kutitë e votimit, te vendvotimet

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i ka pasur disa porosi për përkrahësit e PDK-së në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Hamza ka thënë se sonte i ka edhe disa porosi për mijëra qytetarë dhe simpatizantë të PDK-së që janë në këtë shesh.

E diela është dita jonë. Borë a shi, nxehtë a ftohtë, kemi me dalë në numër rekord, kemi me dalë me motra e me vëllezër, me gra e me burra, me nënë e me babë. Kemi me dalë i madh e i vogël. Dhe kemi me e dëshmu edhe një herë, ashtu qysh e kemi dëshmu më 1999 dhe më 2008, se burimi i lirisë dhe demokracisë sonë janë qytetarët që duan bashkim dhe jo politikanët që duan përçarje”.

“Do t’i thyejmë rekordet e daljes në votime. Do t’i thyejmë rekordet e votave dhe do t’i tregojmë të gjithëve, që një faqe e re e historisë po hapet. Një faqe e bardhë e mbushur me shpresat, me punën dhe me kontributin tuaj. Pra, e diela është dita jonë, të cilën do ta mbajmë në mend me gëzim përjetësisht”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika